/ /






Prej disa muajsh Ermir Dobjanit i ka perfunduar mandati. Per shkak te mosarritjes se konsensusit dhe 84 votave ne Kuvend ky institucion drejtohet nga nje prej komisionereve. Nje dite pasi Komisioni i Ligjeve vendosi ti dergoje seances parlamentare emrat e gjashte kandidateve per tre vendet e komisionereve delegacioni i Bashkimit Europian ben thirrje ne emer te shefave te Misioneve te Bashkimit Europian ne Shqiperi per te proceduar sa me shpejt me zgjedhjen e kreut te Avokatit te Popullit. Ne kete pike ata theksojne se ngerci politik



sduhet te pengoje miratimin e reformave. Bashkimi Europian eshte mjaft i shqetesuar per ndikimin qe ngerci politik ka ne funksionimin e institucionit te Avokatit te Popullit. Bashkimi Europian u ben thirrje te gjitha partive politike te procedojne ne menyre urgjente me emerimin e Avokatit te ri te Popullit. Ngerci politik nuk duhet te pengoje miratimin nga ana e Parlamentit te reformave dhe masave qe jane ne interes te Shqiperise dhe qytetareve te saj thuhet ne kete deklarate te shperndare mesditen e djeshme. Ne te njejten kohe Brukseli i ben thirrje Tiranes zyrtare te nise menjehere zbatimin e ligjit per diskriminimin te miratuar ne Kuvend ne fillim te ketij viti. Bashkimi Europian u ben thirrje autoriteteve shqiptare te marrin masat e nevojshme per te garantuar venien ne zbatim ashtu sic duhet te ligjit kunder diskriminimit te miratuar nga Parlamenti ne shkurt te vitit 2010 perfshire ketu edhe mbeshtetjen me burime te mjaftueshme financiare dhe njerezore per komisionerin per mbrojtjen nga diskriminimi. Sipas Bashkimit Europian respektimi i vlerave te demokracise dhe te drejtave te njeriut eshte nje nga parimet kryesore udheheqese ne marredheniet mes Bashkimit Europian dhe Shqiperise sic percaktohet ne Marreveshjen e Stabilizim Asocimit. Mbrojtja e te drejtave dhe lirive themelore duhet te arrihet me nje konsensus politik mbi interesat partiake dhe eshte e nevojshme qe ajo te promovohet nga te gjithe aktoret e shoqerise shqiptare vleresojne me tej shefat e Misioneve te Bashkimit Europian ne Shqiperi. Ne te njejten kohe ata vleresojne rolin qe kane luajtur deri tani institucionet shteterore dhe organizatat jofitimprurese per respektimin e te drejtave te njeriut. Shefat e Misioneve te Bashkimit Europian pershendesin rolin qe kane luajtur institucionet kombetare te te drejtave te njeriut dhe OJQ-te per te siguruar te drejtat e njeriut per te gjithe pa asnje lloj dallimi. Venia ne zbatim e legjislacionit dhe strategjive ekzistuese eshte faktor kyc ne konsolidimin dhe garantimin e ketyre te drejtave perfundon deklarata e delegacionit te Bashkimit Europian.

Kushtetuta per Avokatin e Popullit


Ne nenin 60 te Kushtetutes thuhet se Avokati i Popullit mbron te drejtat lirite dhe interesat e ligjshem te individit nga veprimet ose mosveprimet e paligjshme e te parregullta te organeve te administrates publike. Sipas ligjit themeltar te shtetit Avokati i Popullit zgjidhet nga tri te pestat e te gjithe anetareve te Kuvendit per nje periudhe prej 5 vjecare me te drejte rizgjedhjeje. Avokati i Popullit mund te jete cdo shtetas shqiptar me arsim te larte me njohuri dhe veprimtari te njohura ne fushen e te drejtave te njeriut dhe te ligjit. Avokati i Popullit gezon imunitetin e gjyqtarit te Gjykates se Larte thuhet me tej ne Kushtetute.

Dobjani serish kandidat per Avokat i Popullit


Ish-Avokati i Popullit Ermir Dobjani eshte kandidati i vetem i perfolur deri tani per te marre serish drejtimin e ketij institucioni ne pese vitet e ardhshme. Ai e ka drejtuar Avokatin e Popullit ne dy mandate pese vjecare. Pasi i perfundoi mandati Dobjani tentoi te mblidhte firmat per te rikandiduar serish por ngerci politik beri qe dy partite kryesore te mos e kishin prioritet zgjedhjen e drejtuesit te ri. Ne nenin 9 te ligjit Per Avokatin e Popullit thuhet se Kuvendi zgjedh Avokatin e Popullit brenda nje muaji nga mbarimi apo shkarkimi nga funksioni. Deri ne zgjedhjen e Avokatit te ri te Popullit funksionin e tij do ta kryeje komisioneri me i vjeter ne detyre.



Adi Shkembi