Bashkimi Evropian miraton fondin e shpëtimit të Greqisë prej 600 miliardë euro. Rreth rrezikut që i kanoset monedhës së përbashkët evropiane, Spanja ka propozuar një plan me vlerë 600 miliardë euro. Ndërkohë që Londra nuk do të marrë pjesë në mbështetjen ekonomike,





por Fondi Monetar Ndërkombëtar nga ana e tij ka shtuar dhe 30 miliard euro në ndihmën e tij për Greqinë. Plani i ndihmës nga ana e vendeve të zonës euro në vështirësi ishte rreth 600 miliard euro, sipas propozimit të fundit të bërë nga presidenca spanjolle, Gjermania nga ana e saj deklaron se 500 miliard janë mëse të mjaftueshëm. 500 miliard eurove të Bashkimit Evropian i janë shtuar dhe 100 miliard të tjera të Fondit Monetar Ndërkombëtar. Nëse ky plan do të pranohet nga të gjitha vendet anëtare atëherë do të shënonte një rast të paprecedent në historinë e këtyre planeve të shpëtimit. 600 miliard eurot do të ndaheshin kështu 60 miliard të garantuara nga Komisioni i Bashkimit Evropian, 440 miliard të garantuara nga shtetet anëtare dhe 100 miliard euro të vëna në dispozicion nëse do të ishte e nevojshme nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. Për Spanja dhe Portugalia duhet të impenjohen për të marrë masa në reduktimin e deficitit. Po dje monedha e përbashkët evropiane, euro, ka njohur rritje në tregjet financiare në Azi dhe në Evropë. Një euro është shkëmbyer mëngjesin e sotëm me 1.29 dollarë, derisa të premten 1 euro ishte shkëmbyer me 1.27 dollarë. Rritja e vlerës së euros erdhi pas miratimit të paketës së ndihmës për Greqinë dhe pas vendimit për krijimin e një fondi në ndihmë të euros. Nga ana tjetër leku ka fituar disa pikë ndaj euros. Sipas të dhënave më të fundit nga agjencitë e këmbimit valutor në kryeqytet, rezulton se ditën e shtune, një euro është këmbyer me 136 lekë shqiptare në shitje ndërsa është blerë me 136.5 lekë. Pak muaj më parë, euro u kthye në një monedhë problematike ndaj lekut shqiptar pasi arriti në shifrën e këmbimit 140 lekë. Ndërkohë sipas të dhënave të fundit rezulton se monedha amerikane ka pasur rritje të dukshme. Një dollar është këmbyer me 106.7 lekë në blerje dhe 107.2 lekë në shitje. Sipas Bankës së Shqipërisë, megjithatë ne tre muajt e fundit raporti i lekut me monedhat e huaja ka qenë zhvlerësues, me 8 për qind ndaj euros dhe me 1.62 për qind ndaj dollarit. Banka e Shqipërisë vlerëson se një ndikim të lehtë në rritjen e vlerës së lekut në raport me monedhat e huaja ka pasur edhe rritja e volumit të eksportit dhe rënia e importit në këta muajt e fundit.


 






Last Updated on Tuesday, 11 May 2010 10:53