Podgoricë-Malit të Zi i është çelur rruga për pranimin e kërkesës për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Ambasadorët e vendeve anëtare të këtij unioni, kanë pranuar këtë kërkesë nga Podgorica. Këtë e bënë të ditur televizioni malazez TV Vijesti duke shtuar se vendimin e ambasadorëve do ta konfirmojnë Ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian pa asnjë debat.



Ambasadorja e Malit të Zi në Bashkimin Evropian, Sllavica Millaçiç është shprehur se Këshilli i Ministrave të BE-së do ta pranoj aplikimin më 23 prill.