Kryesuesi i listes se kandidateve te Partise Socialiste per deputet ne Qarkun e Korces, Ben Blushi, ka takuar dje banoret e lagjes 10, ku beri thirrje se me 28 qershor, kane shume arsye pse duhet te votojne Partine Socialiste, e cila eshte nje force qe ka nje lider te suksesshem, nje program te ri dhe nje ekip konkurrues. Sipas tij, qeveria e Sali Berishes, duhet te largohet, pasi nuk mbajti pjesen derrmuese te premtimeve. "Ne qofte se Sali Berisha i ka hequr Shqiperise nje gje, kjo eshte "puna". Shqiptaret jane sot me te papune se kurre, shqiptaret nuk punojne sot", shprehu shqetesimin Blushi. Prandaj, theksoi ai, me 28 qershor Korca di nje gje, qe nuk do te votoje per Sali Berishen, sepse Sali Berisha nuk ka qene, nuk eshte dhe nuk do te jete kurre, mik i Korces.