Hetimi për vjedhjen e 713 milion lekëve nga Departamenti i Thesarit do të shtrihet deri në SHBA. Prokuroria e Tiranës mësohet se i ka kërkuar informacione kompanisë audituese “Grant Thornton”, e cila gjatë kotrolleve të saj, nuk arriti të pikasë që në Departamentin e Thesarit, mungonin paratë.

Sqarohet se grupi hetimor ka kërkuar informacion të detajuar lidhur me kontrollet, pasqyrat, çertifikimin dhe në fund bilancin e auditeve të kryera nga kompania. Kjo kompani është kontraktuar në vitin 2011 me një tender publik nga Banka e Shqipërisë dhe pikërisht gjatë këtyre viteve ka vazhduar vjedhja edhe nga Ardian Bitraj në Drejtorinë e Emisionit të Parave.

Mësohet jozyrtarisht se nga viti 2010 auditi i arkës stok aty ku ndodhi vjedhja është kryer dy herë. Por qoftë auditi i brendshëm i bankës dhe ai ndërkombëtar nuk arritën të zbulonin se aty mungonin para.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)


Ndiqni Shqiptarja.com në
Facebook dhe në
Twitter