Nuk janë vetëm hallexhinjtë ata që nuk paguajnë faturat e energjisë elektrike.
Mes atyre që nuk e pagujnë energjinë, është edhe Kryegjyshata Botërore.
Sipas Lapsi.al, kjo e fundit nuk ka paguar 33 fatura dhe për këtë arsye, fillimisht i janë ndërprerë dritat dhe më pas i janë bllokuar edhe llogaritë.
Por, gjykatësja me mbiemrin Hoxha ka vendosur të zhbllokojë llogaritë e Kryegjyshatës së drejtuar nga Baba Mondi.