TIRANE - Nuk ka reaguar Lorik Cana për deklaratën e pak ditëve më parë, teksa akuzohej nga sulmuesi i Marsejës, Methju Valbuena, që ishte treguar i ashpër me të dhe e kishte penguar në karrierë. “Cana nuk më donte në ekip”, - është shprehur ai në autobiografinë e tij, duke folur për momentin e transferimit të tij te Marseja në vitin 2006. Por nëse Cana nuk ka reaguar, babai i tij, Agimi, që njëkohësisht është edhe menaxheri i kapiteni të kombëtares shqiptare, në lidhje me akuzat e Valbuenës, ka deklaruar: “Nuk e di se çfarë aspekti i referohet Valbuena, sinqerisht nuk e kujtoj. Loriku është një lojtar që jep gjithmonë 100% dhe ndonjëherë kjo mund të keqkuptohet, forca fizike është një ndër karakteristikat e tij”. 

Në janar Cana shikohej pranë largimit, ka respektuar gjithmonë zgjedhjet e trajnerit dhe profesionalizmi tij konstant është shlyer, duke e kthyer në një titullar. Pektoviç e ka aktivizuar si një mbrojtës, si në linjë me 3 ashtu edhe me 4, një rol që mbulon sistematikisht edhe në kombëtaren kuqezi. Paraqitjet e tij kanë kaluar çdo pritshmëri dhe Cana ka qenë ndër më pozitivët edhe në disa periudha kur skuadra ka pësuar rënie në rendiment. “Loriku ndihet mirë në këtë pozicion pavarësisht se është mesfushor, por edhe në rolin e mbrojtësit është shumë i zoti. Shpresojmë që të vazhdojmë kështu edhe në sezonin e ardhshëm, të arrijë të luajë me vazhdimësi, edhe se është gjithmonë trajneri ai që vendos. Kur është në formë, mund të shkëlqej kundër të gjithë skuadrave. Tani duhet ta mbyllë në mënyrë të shkëlqyer sezonin në këto tri ndeshje kampionati dhe më pas në finalen e Kupës së Italisë, që është objektivi madhor, por duhet të kërkohen të fitohen edhe tri ndeshjet e fundit në kampionat. Kam vendosur një bast me një mik, Lacio do të arrijë dy fitore dhe një barazim…dhe më pas do të fitojë Kupën”, - ka shtuar babai i Lorikut, Agimi. 

Paraqitjet e vazhdueshme pozitive nga kapiteni kombëtares shqiptare kanë tërhequr vëmëndjen e shumë klubeve në Francë dhe në Gjermani, ku flitet veçanërisht për Hamburgun dhe Shtutgartin, por babai-menaxher nuk ka dyshime: “Nuk ka asgjë të vërtetë, ai është lacial 100% edhe për një sezon.”

(er.nu/E.Ilnica/BalkanWeb)