aaaBabai i këngëtarit të ndjerë Ergi Dini ka reaguar pas lirimit të Uarda Çotës.


Atij i ka bërë përshtypje reagimi i saj pas lirimit dhe ka shkruajtur një mesazh në rrjet.


Ergi Dini humbi jetën disa javë më parë pas një aksidenti automobilistik.


Reagimi 


Amnistia, Uarda Çota dhe drejtësia e abuzuar


Dy fjale prej prindi,per prindin


Ylli Manjani,Minister i Drejtesise.


Zoti Ylli Manjani,çfare heroizmi ka bere vrasesja Uarda Çota,amnistimi nga burgu i te ciles u shoqerua me gjithe kete entusiasem mediatik?!


Si eshte e mundur qe pa kryer as gjysmen e denimit per vrasje ne gjendje te dehur tek i grahte makines tej shpejtesise se lejuar,ajo lirohet?!


Zoti Minister!Mos keni harruar se ajo vrau nje qenje te pafajshme,nje femije qe lumturohej duke shetitur ne makine me te jatin.


Si eshte e mundur qe ajo guxon te dale si “Sex-bomba” e publicitetit te kesaj amnistije dhe jo si nje e penduar qe ben thirrje kunder perdorimit te alkolit dhe shpejtesise…Fenomene te cilat marrin aq shume jete njerzish tek ne?!


Zoti Minister!Kam lexuar me vemendje dhe shqetesim fjalet e saj thene gazetareve,nen entusiazmin e panjerzishem te familjareve.


Mora informacion dhe per faktin e shpallur publikisht nga familjaret ,se asaj i eshte prere bileta per Dubai dhe kuptova se drejtesija dhe sistemi i riedukimit kane deshtuar,se paku ne kete rast.


Tek kjo vajze nuk vura re asnje pike pendimi,apo brejtje ndergjegjjeje,per viktimen e saj,per vesin e pirjes se alkolit dhe mungesen e pergjegjesise ne vozitjen e automjetit.


Kuptova qe ajo s’kishte reflektuar,as mesuar asgje nga gjithe drama qe shkruajti me gjakun e nje femije dy vjet me pare.”Rilindja ” e saj konsistonte thjeshte me daljen nga burgu dhe jo me reflektimin moral dhe human te saj….


Zoti Minister!Zonja,zonjusha,apo heroina e amnistis suaj Uarda Çota “rilindi”,duke dal nga “ferri” i burgut dhe shpejt do udhetoje per ne “parajsen” e Dubait….


Po prindrit e viktimes se saj engjellore,kush do t’i amnistoje nga dhembja dhe hidherimi i perjetshem?!


Ju jeni prind vete.Hamendeoini per pak!.Uroj qe kurre te mos e provoni!