Amy Winehouse ka arritur një tjetër rekord, pas vdekjes së saj muajin e kaluar. Albumi i saj “Back to Black”, që fitoi edhe çmimin Grammy Award është shpallur albumi më i shitur në Mbretërinë e Bashkuar për shekullin e 21, çka do të thotë në këto 11 vjet. 





“Back to Black” është albumi i dytë i Winehouse dhe doli në krye të
listës pak kohë pasi këngëtarja u gjend e vdekur në banesën e saj më 23
korrik.



Ndërkohë, në ceremoninë e çmimeve MTV më 28 gusht, për këngëtaren do të
ketë një vlerësim special. Tony Bennett me të cilin ajo regjistroi
këngën e saj të fundit, do të mbajë një fjalë të shkurtër të shoqëruar
me filmime gjatë regjistrimeve së bashku.