Të bie në dashuri, të martohem, të kem fëmijë. Dhe nuk është e thënë që të gjitha të ndodhin sipas kësaj renditjeje. Kështu mendon Zoe, protagonistja e komedisë romantike "Back up Plan", që do të shfaqet sot si premierë botërore në kinema Millennium, për të vijuar më pas





projeksionet dhe për publikun. Por asgjë nuk funksionon për heroinën e këtij prodhimi hollivudian, që mishërohet nga këngëtarja aktore Jennifer Lopez. Në lidhje me këtë gjini filmi, Lopez që i rikthehet kinemasë pas katër vitesh, është shprehur: "Më pëlqen të interpretoj në komedi; më pëlqen ritmi dhe romantizmi i tyre. I adhuroj vërtet dhe besoj se në këtë film kemi arritur të bëjmë diçka me të vërtetë të re. Kisha dëgjuar se skenari kishte një ton modern si për historinë, që trajtonte edhe për personazhin tim. Pata menjëherë një ndjesi të bukur dhe nuk u gabova: filmi është zbavitës dhe në fund pak mallëngjyes. Në krah të Jenifer Lopez interpreton aktori  i njohur Alex O'Loughlin, ndërsa regjia e filmit është nga Alan Poul. Pas shumë lidhjesh dashurie të dështuara, Zoe vendos që të bëhet nënë. Por meqë është beqare vendos të bëjë farëzim artificial për të realizuar ëndrrën e saj. Në të njëjtën ditë ajo takon Stan, një burrë që duket se i plotëson të gjitha kushtet për tu lidhur me Zoe. Duke u përpjekur të ndërtoje një marrëdhënie dhe njëherazi të fshehë shtazanin e saj, Zoe, do të vihet në situatë komike, të cilat çojnë sinjale të rrëmujshme tek i dashuri i saj.


 






Last Updated on E Premte, 23 Prill 2010 08:25