Lajmi bëhet publik nga ambasada amerikane në Bagdad, e cila thekson se helikopteri u rrëzua mbrëmë në Kompleksin "Butler Range", një zonë ushtarake amerikane trajnimi në lindje të Bagdadit.
    
"Rrëzimi i helikopterit po hetohet nga Shërbimi për Sigurinë Diplomatike i Departamentit amerikan të Shtetit", deklaroi zëdhënësi i ambasadës, Armand Cucciniello.
    
Aksidentet ajrore janë të zakonshme në Irak, ku ushtria amerikane ka dhjetëra helikopterë për përdorim të përditshëm si mbrojtje ajrore dhe për zhvendosjen e trupave të saj, nga dhe drejt bazave të ndryshme ushtarake në vend.