Bajerni është shumë pranë shpalljes kampion në Gjermani, pas humbjes së Shalkes dje në fushën e vet me Verder Bremenin.
Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, Bajerni i Mynihut një javë para mbylljes së Bundesligës shpallet “de facto” ekipi kampion i Gjermanisë. Teorikisht 99,9 për qind, rekordmenët bavarezë fitojnë për herë të 22-të kampionatin gjerman. Falë tripletës së talentit Tomas Myler, Bajerni i Mynihut i mbyll me nder dyert e stadiumit “Alianc-Arena” të cilët zhvilluan ndeshjen e fundit në shtëpi duke gjunjëzuar 3-1 skuadrën e Bohumit. Puna e tyre është thjeshtuar edhe nga rezultati negativ në “Veltins-Arena” ku pretendetja për titull, Shalke 04 është mundur në shtëpi 0-2 nga finalistët e Kupës së Gjermanisë, skuadra e Verder Bremenit ia humbi pothuajse përfundimisht shanset për të fituar titullin kampion. është pikërisht skuadra bavareze që teorikisht me tri pikë diferencë dhe me një golavarazh +17 gola, dominojnë shifrat e ekipit nga Gelzenkirshe e cila me këtë rezultat mban vendin e dytë duke siguruar kështu një vend në Champions-in e ardhshëm. Dy vjet më parë të “Kuqtë’ gjermanë finalizuan dy trofetë kombëtare, kampionatin dhe Kupën e Gjermanisë, ndërsa tani Bajerni i Mynihut është në rrugë të drejt për të shkruar nga e para historinë e trofeve të saj, pasi edhe në dy kompeticionet e tjera, vetëm një fitore i ndan nga titulli kampion. Finalja e Kupës së Gjermanisë kundër Verder Bremenit dhe ajo e Ligës së Kampioneve kundër Interit, janë dy sfidat që i ndajnë bavarezët nga tripleti historik. Ky sukses i atribuohet trajnerit të famshëm holandez, Luis van Gal-it i cili vetëm në nëntë muaj punë po bën çudira për rekordmenët e Bajernit të Mynihut.
Bajernit të Mynihut i duhej pikërisht një trajner si Luis van Gal që në një konkurencë të fortë të fitonte titullin kampion të Gjermanisë. Një vit më parë ai u shpall edhe kampion i Holandës nën drejtimin e klubit AZ Alkmar dhe si një mjeshtër i vërtet që nuk i humb vlerat realizon për herë të dytë objektiva te tij duke i sjellë bavarezëve titullin e 22-të. Arkitekti holandez skicoi formacionin më bombastik të ekipit ku me mjeshtërinë dhe filozofinë e tij brenda nëntë muajve megjithëse teorikisht, feston titullin e parë në përpjestim me kohën, pasi i mbeten edhe dy të tjera për të finalizuar ku në të cilat ndodhet vetëm një fitore larg. Fitorja 3-1 kundër Bohumit duket se ka qenë i parashikuar nga magjistari holandez, i cili për të festuar triumfin ftoi në stadium edhe dy vajzat e tij.