Mynih - Bajerni i Mynihut ka arritur të shohë përtej merkatos së sapombyllur të janarit. Kampionët e Gjermanisë, pas marrëveshjes me Oliçin nga Hamburgu dhe me ukrainasin Timoshçuk, kanë arritur të sigurojnë për vitin e ardhshëm mesfushorin gjerman, Alexander Boumjohann.



Futbollisti 22-vjeçar ka nënshkruar një kontratë me klubin bavarez që përfundon në fund të vitit 2012. Boumjahann do të vijë me parametra zero nga skuadra e Borusia Myshenglanbahut në muajin gusht.