Mynih - Tomas Myler dhe Holger Badstyber janë dy futbollistët më të rinj që kanë lidhur kontratë me Bajernin e Mynihut. Futbollistët janë të moshës 19-vjeçare, dhe aktualisht janë pjesë e ekipit të të rinjve.



Myler është sulmues, ndërsa Badstyber është mbrojtës. Sipas faqes zyrtare në internet të klubit bavarez, ata do të jenë pjesë e Bajernit në sezon e ardhshëm futbollistik.