Mynih - Bajerni i Mynihut mohon të gjitha spekulimet e fundit për një marrëveshje me Çelsin për futbollistin Frank Riberi. Mediat angleze publikuan se londinezët kanë arritur një marrëveshje prej 50 milionë eurosh me klubin bavarez.



Por, përfaqësuesit e Bajernit kanë hedhur poshtë gjithçka. Rrjeti BBC citon një zyrtar bavarez, i cili deklaron: “Reberi ka një kontratë deri në vitin 2011 dhe ne dëshirojmë t’ia zgjatim atë”.