Nga Express më 22 shtator 2011 në ora 08:58

Kampioni aktual botëror në ISKA & WKN, kick-boksieri kosovar Xhavit Bajrami është ftuar për të marrë pjesë në ‘K-1’, në finalen e gjashtëmbëdhjetë kick-boksierëve më të mirë të kategorisë së rëndë, që do të mbahet më 29 tetor në Ninjang të Kinës.



“Ky është pa dyshim lajmi më i madhi sa i përket kick-boksit, pasi Xhavit Bajrami ka shansin e dytë të kualifikohet për ‘8-shen’ botërore. Në vitin 1999, Bajrami pati humbur nga legjenda e kick-boksit, holandezi Ernesto Hoost me një epërsi tepër të vogël”, thuhet në një njoftim nga ‘Team Bajrami’.



Siç dihet, Bajrami është kampion aktual i botës në versionin ISKA dhe atë WKN. Kosovari vlerësohet ndër 16 kick-boksierët më të mirë në botë në K-1.