Amsterdam, 30 gusht - Mesfushori i Përfaqësueses së Suedisë, Emir Bajrami, ka humbur vendin në përbërjen bazë të kampionit të Holandës, Twente. Bajrami (22) të dielën luajti nga minuta e 81-të në fitoren 4:0 kundër Utrechtit. Ndeshja i takonte javës së katërt. Twente është e treta me tetë pikë. Bajrami në tri ndeshjet e para ishte startues.