Si çdo vit edhe këtë herë ka patur konfirmime dhe largime nga "Dancing with the stars" por nuk kish ndodhur më parë të largohen balerinët aq më tepër dy ditë para spektaklit.




Një konflikt me producenten Holta Dulaku ka bërë që të largohet Gerd Vaso, Dioni, Elvis Nallbani dhe Odeta Dishnica, raporton Indeksonline.

AdPlatformZone = {id: "8bc4ee166",format: "410x0"};


Mësohet se Holta Dulaku i ka kaluar kufijtë e arrogancës gjë që ka çuar në largimin e tyre.




Burime nga Vizion + konfirmojnë që është thirrur balerini italian Simone, për të plotësuar hendekun që është krijuar tashmë nga mungesa e balerinëve kryesorë të trupës, raporton Indeksonline.




Spektakli fillon të hënën dhe patjetër që ndryshimet kanë vënë në lëvizje emergjence stafin për zëvendësimin e balerinëve.




Vitin e kaluar u largua Miriam Cani nga prezantimi dhe zëvendësimi i saj nga Jonida Maliqi e vuri këtë të fundit përballë kritikave të mëdha.




Jonida tregoi që prezantimin duhet ta bëjë vetëm po të ketë ndonjë hall të madh.




Të shohim çdo të ndodhë të hënën, a do ti mësojnë për dy ditë balerinët e rinj koreografitë apo 4 prej tyre do të kërcejnë nga dy here pasi i ka marrë TV Klan pjesën më të madhe./Indeksonline/