Baleti në dy akte Karmen i shkruar nga Prosper Merime, po vihet ne skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit nga koreografi italian Fredi Francuti. Në studion e provave të teatrit balerinët e njohur Enada Hoxha dhe Gerdi Vaso po finalizojnë lëvizjet në prag të premierës që fillon në datën 11 Prill në orën 19.00.

Historia e famshme e bukuroshes spanjolle Karmen interpretuar nga Enada të ndodhur ndërmjet pasionit për ushtarin e ri Jose nga Ervis Nallbani që bie në dashuri me të dhe hakmerret si dhe dashurinë së saj me toreadorin nga Gerdi.

Katër nga pesë personazhet kryesore interpetohen edhe nga balerinët italianë të kompanisë Balleto del Sud.

Balet maestri Franxuti thotë se Karmeni ka shëtitur në mbarë skenat e Italisë dhe tanimë mbërrin në Shqipëri duke iu përmbajtur versionit origjinal duke përfshirë disa kompozitorë bashkohës si Bize, Albeniz, Shabrie dhe Masenet.

Dirigjenti i orkestrës simfonike është Francesko Libreta dhe Karmeni mbërrin e pasur në elementët e Koreografisë, Skenës dhe Kostumet për trupën e baletit të T.K.O.B.

Kjo shfaqje klasike e moderuar do të qëndrojë në skenën shqiptare për publikun deri në datën 16 Prill.