Akuzat


Deputeti socialist foli për aferat e ministrave dhe të familjarëve të Kryeministrit


Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla, mbajti dje një fjalim të ashpër në Kuvendin e Shqipërisë, për sa i përket mazhorancës dhe familjarëve të Berishës, duke i marrë si shembull në kuadër të qëndrimit se korrupsioni ishte prezent në qeverisje, pavarësisht nëse personat kishin ose jo imunitet. Sipas Ballës, socialistët nuk u përngjanin ministrave të korruptuar, që shpëtoheshin mbi bazën e procedurave ligjore dhe as familjarëve të Kryeministrit Berisha, që nuk merreshin në hetim për shkak të statusit të tyre. Deputeti i PS-së deklaroi se socialistët, me ndryshimet që kërkonin në Kushtetutë, donin që pikërisht drejtësia të mos gjunjëzohej përpara njerëzve të lidhur me pushtetin, me ose pa imunitet. Sali Berisha ti nuk na sugjestionon fare me sindromën tënde të kërmillit. Ne nuk ngjajmë aspak me deputetët dhe vasalët e tu. Nuk u përngjajmë atyre që kanë mbyllur gojën për lidhjet e tua familjare me tragjedinë e Gërdecit. Nuk jemi ne si Zeni yt. Nuk u përngjajmë atyre që për të mbuluar vjedhjen e 220 milionë eurove, mbrohen me procedura. Nuk jemi ne si Luli yt. Nuk u përngjamë atyre që për të mbuluar fytyrën reale të qeverisjes tënde, që bën pazare me zë dhe figurë për miliona euro, dhe që për pesë minuta hedhin poshtë ekspertizat perëndimore, duke shpikur ekspertiza nga fusha e druve në Tiranë, deklaroi Balla, duke përmendur kështu çështje që lidhen me emrat e kryebashkiakut të Tiranës, Lulëzim Basha, kreut të LSI-së, Ilir Meta, dhe djalit të Kryeministrit, Shkëlzen Berisha. Ai theksoi se ministrat e Berishës, por edhe njerëz familjarë apo miq të tij, si biznesmeni serb, Damir Fazlliç nuk i ka penguar ndonjëherë imuniteti për të arritur të kryejnë afera dhe ti shpëtojnë drejtësisë. Çfarë imuniteti e ka penguar prokurorinë apo ILDKP-në të hetojë mënyrën e pasurimit të djalit tënd, i cili fiton brenda një viti sa buxhetet e përbashkëta të katër bashkive? Çfarë imuniteti e ka penguar prokurorinë të hetojë ndikimin dhe urdhrat mafiozë në Drejtorinë e Tatimeve që pasi vendos gjobat, ato falen, pasi bëhen pagesat kesh në Vjenë? Çfarë imuniteti kishte djali yt, që nuk u paraqit kurrë për të dëshmuar në prokurori për lidhjet e tij me fabrikën e vdekjes në Gërdec? Çfarë imuniteti kishte Damiri yt, të cilin komandanti i policisë së Rinasit e shoqëronte në avion, për të bllokuar ekzekutimin e urdhrit të arrestimit? Çfarë imuniteti na paska një serb, që sot ka bllokuar llogaritë bankare të KESH-it, ka bllokuar ndërtimin e rrjetit të interkonjeksionit me Kosovën tonë, ka zaptuar tokat në bregdet?, numëroi Balla. Sipas tij, opozita me ardhjen në pushtet do tu merrte të gjitha pasuritë e paligjshme familjarëve apo miqve të Kryeministrit Berisha.


Do ti merrnin edhe puset e naftës, minierat, lumenjtë dhe hidrocentralet, tokat në bregdet, po të kishin mundësi ti transportonin jashtë Shqipërisë, por për fat të mirë këto pasuri të të gjithë shqiptarëve janë këtu. As nuk mund ti çojnë jashtë dhe as nuk mund ti likuidojnë deri në qershorin e ardhshëm. Do të hetojmë në çdo bankë dhe në çdo kasafortë, në Shqipëri dhe kudo në botë, dhe do tu kthejmë shqiptarëve edhe paratë e vjedhura, paralajmëroi Balla.


 


Ata që e njohin nga afër Shkëlzenin, para shpërthimit, dëshmojnë se ai fliste hapur për këtë biznes, madje shpesh i nevrikosur me administratën e babait të tij që i krijonin vonesa me dokumentacionin e trafikut të armatimit. Çfarë imuniteti paska ky që nuk u hetua kurrë?


Balla: Shkëlzeni dhe Damiri janë pa imunitet, por nuk u hetuan kurrë nga drejtësia burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip