Punonjesit e naftes ne Ballsh protestuan sot ndaj vendimit te Policise Tatimore.

Sipas punonjesve vendimi per bllokimin e punes ne pikat e kompanise ARMO eshte i padrejte, sepse keshtu mbeten pa te ardhura mijera familje.

Policia tatimore e rrethit te Fierit bllokoi uzinen e perpunimit te naftes ne kete qytet, prone e biznesmenit Rezart Taci.

E njejta situate u krijua edhe ne kombinatin e perpunimit te thelle te naftes ne Ballsh dhe ne pontilin e Vlores nga ku behet furizimi i rafinerive me naften bruto edhe keto prone e zotit Taci.

Mungesa e nje autorizimi akcize per magazinat tatimore ka bere qe inspektoret e tatimeve t’i vene shiritin bllokues te tre ketyre pikave te kompanise ARMO ne Fier, Ballsh dhe Vlore.