Nje nga repartet me kryesore te uzines se Perpunimit te Thelle te Naftes ne Ballsh eshte perfshire nga flaket per rreth 20 minuta. Zjarri ka rene pikerisht ne repartin e koksit te kesaj uzine ku behet dhe perpunimi i naftes bruto dhe ndarja e saj ne nenproduktet e saj benzene gazoil. Sipas burimeve prane vendit te ngjarjes zjarri ka rene ne momentin e shkarkimit te naftes bruto e cila me pas do te perpunohej. Shkak i ketij zjarri nuk eshte thene zyrtarisht pasi askush nuk te jep ndonje pergjigje kjo per faktin se rojet e sigurimit te uzines nuk lejonin ti afroheshe vendit te ngjarjes me pretendimin se kjo eshte nje zone private dhe askush nuk ka te drejte te filmoj ose te fotografoje. Gjithsesi ajo qe vlen te theksohet eshte fakti qe fatmiresisht nuk ka patur viktima ose te demtuar por ne kushtet e nje amortizimi qe ka pesuar koksi ndervite disa punonjes thone se nuk perjashtohet rreziku i nje tjeter zjarri tjeter. Nderkohe shqetesuese mbetet ne Ballsh ndotja e ambientit e cila eshte tej normave te lejuara dhe e mbingarkuar me gaz helmues qe sipas tyre vjen nga uzina. Banoret e qytetit te Ballshit shprehen se jane te detyruar te mbajne te mbyllura ambientet e banesave te tyre pasi perqindja e dioksidit te karbonit eshte shume e larte dhe demton shendetin e banoreve qe jetojne jo vetem ne qytet por edhe ne periferine e Ballshit