Sekretari i pergjithshem i Kombeve te Bashkuara, Ban Ki Mun vizitoi te premten Kilin per t’u njohur, sic tha ai, nga afer me pasojet e termetit tragjik.

“Jam ketu per t’u shprehur solidaritetin e Kombeve te Bashkuara, komunitetit nderkombetar gjithe popullit dhe qeverise kiliane”, deklaroi Mun pak minuta pasi kishte zbritur ne aeroportin e kryeqytetit Santiago.

Sekretari i pergjithshem do te takohet me presidenten Michelle Bechelet, e cila me pare ne nje deklarate te sajen, pak ore pas renies se termetit u shpreh se nuk do te kerkonte ndihme prej nderkombetareve, por gjithashtu, nese ajo do te ofrohej, as nuk do ta refuzonte ate.