TIRANE-Endrit Dokle i akuzuar si nje prej krereve te bandes se Durresit do te kete nje tjeter perballje maratone me drejtesine shqiptare. Mijera faqe me pergjime te vendosura ne 26 kapituj duket se jane prova kyce per te vertetuar akuzat e trafikut nderkombetar te heroines ndaj Endrit Dokles i cilesuar si nje nga kreret e bandes se Durresit dhe tete miqve te tij. Per disa muaj me radhe prokuroria e Krimeve te Renda kishte urdheruar pergjimin e telefonatave qe Dokle bente me ushtaret e tij nga qelia e burgut Jordan Misja 302 ne Tirane prej nga dyshohet se drejtonte nje prej rrjeteve me te fuqishme te trafikut nga Shqiperia drejt Italise. GSH ka mundur te siguroje nje pjese te pergjimeve te cilat hedhin drite mbi linjen e trafikut te heroines. Ajo cfare bie ne sy eshte fakti se ne pjesen me te madhe gjuha e perdorur ne bisedat telefonike eshte e koduar por sipas prokurorise ne kete menyre pjesetaret e grupit kriminal arrinin te kuptoheshin dhe te realizonin trafikimin e heroines. Me date 08.12.2008 ne oren 82225 PM shtetasi Edmond Taulla Mokja me numrin celular 0693793022 komunikon me shtetasin Endrit Dokle i cili ishte i arrestuar dhe komunikon nga burgu 302 Tirane ne numrin 0692206856 lidhur me ardhjen e shtetasit Elis ne Shqiperi per te biseduar pasi ngarkesa me lende narkotike sipas Endritit nenkuptohej se ishte gati per nje jave dhe biseda te zbardhura nje pjese sot nga Gazeta Shqiptare.

Prokuroria e Krimeve te Renda perfundoi hetimet dhe dorezoi per gjykim dosjen penale ndaj tij dhe tete te akuzuarve te tjere te cilet u arrestuan ne kuader te operacionit te koduar URA. Dy prokuroret Anton Martini e Besnik Muci hetuan per muaj te tere per te hedhur drite mbi grupin e strukturuar kriminal qe trafikonte droge nga Shqiperia drejt Italise. Sipas prokurorise hetimet per grupin kriminal nisen pas vrasjes se Arjan Saliut vellait te Klodian Saliut ne vitin 2008. Pergjimet telefonike zbuluan rrjetin e trafikut te kokaines nepermjet te cilit te pandehurit kane mundur te dergojne ne Itali te pakten 40 kg droge. Nga hetimet eshte hedhur drite mbi faktin se Isuf Buna kunati i Dokles dhe Shefqet Vata financonin per blerjen e heroines qe dergohej per tu shperndare ne Itali nga i pandehuri Izet Krasniqi. Si shperndares perdoreshin dhe persona te tjere te cilet i siguronte i pandehuri Endrit Dokle qe nga burgu si dhe Jorid Xhunga e

d.b/BalkanWeb