Tirane- I penduari i "Bandes se Durresit", ka vazhduar dje deshmine e tij ne lidhje me episodet e ndryshme te krimeve te kryera nga anetaret. Adriatik Coli, per rreth kater ore ka treguar detaje te ndryshme te ngjarjeve. Mbrojtesit e kane pyetur Colin per llojet e automjeteve, me te cilat kane udhetuar per te kryer vrasje te ndryshme, ku kane pire kafe, ku jane takuar, ngjyren e automjeteve, etj. Te gjitha keto saktesime jane kryer nga avokatet, per te pare nese i pandehuri do t'i qendronte versionit qe ka dhene ne fillim, apo jo. Mesohet se Coli ka perforcuar serish te njejtat detaje si ne seancat ne vazhdim. Ne seancen tjeter pritet qe te mbyllet perfundimisht deshmia e te penduarit, duke i dhene ne kete menyre rruge deshmitareve te tjere te akuzes, per te deshmuar ne lidhje me ngjarjet kriminale te kryera nga te anetaret e "bandes". Nga hetimet e kryera nga Prokuroria e Krimeve te Renda, banda e ka zanafillen e saj ne vitin 1997, ne krye te se ciles qendronte i pandehuri Lulzim Berisha. Me pas banda do te ndahet ne dy grupe qe u kthyen edhe ne rivalitet, midis Berishes dhe Klodian Saliut, ky i fundit i ekzekutuar. Te pandehurit te cilet akuzohen si anetare te "Bandes se Durresit" jane; Lulzim Berisha, Endrit Dokle, Indrit Tuallaj, Kujtim Buna, Altin Olloni, Adriatik Coli, Osman Korpuzi, Plaurent Dervishaj, Sardian Sulejmani, Elvin Hoxhosmani, Alban Neli, Selman Heti, Spartak Kalthi, Altin Nikolla, Kristian Bregu dhe Ahmet Ajeti.


Akuzat


Sipas prokurorise, ndaj grupit jane ngritur 14 akuza te ndryshme, per vepra te kryera ne kuader te grupit te strukturuar kriminal, ngjarje keto te ndodhura ne qytetin e Durresit. Te pandehurit akuzohen per vepra penale si "vrasje me paramendim", "organizata kriminale", etj.