Tirane- Procesi gjyqesor ne ngarkim te 17 te pandehurve te akuzuar si anetare te "Bandes se Durresit" ka deshtuar serish. Shkak eshte bere mungesa e mbrojtesit te te cilesuarit si kreu i bandes, Lulzim Berisha. Sipas nje njoftimi te derguar trupit gjykues te kryesuar nga ana e gjyqtarit Gurali Brahimllari, avokati Arben Qeleshi ishte i semure per kete arsye nuk mund te paraqitej ne seancen gjyqesore. Prokuroret e ceshtjes serish dje i bene kerkese trupit gjykues, qe procesi te zhvillohej per dite per arsye te shtyrjeve te here pas hershme te mungeses se avokateve mbrojtes. Por, kerkesa e prokuroreve nuk eshte marre parasysh nga ana gjykates, e cila vendosi qe procesi te zhvillohet javen e ardhshme. Ne kete proces jane te pandehur 17 persona, te akuzuar per disa episode te renda kriminale, nder to, disa vrasje te ndodhura vite me pare ne Durres. Ata jane Lulzim Berisha, Plaurent Dervishaj, Indrit Taullari, Endrit Dokle, Dritan (Adriatik Coli), Sardian Sulejmani, Kujtim Buna, Altin Olloni, Elvin Hoxhosmani, Alban Neli, Selman Heti, Spartak Kalthi, Altin Nikolla, Kristian Bregu, Ahmet Ajeti, Osman Korpuzi. Sipas prokurorise ndaj grupit jane ngritur 14 akuza te ndryshme per vepra te kryera ne kuader te grupit te strukturuar kriminal, ngjarje keto te ndodhura ne qytetin e Durresit. Te pandehurit akuzohen per vepra te renda penale, si vrasje, atentate dhe trafiqe te paligjshme, ngjarje keto te ndodhura pas vitit 1997. Sipas te dhenave te Prokurorise, ne fillimet e saj, ne vitin 1997, "Banda e Durresit" drejtohej nga i pandehuri Lulzim Berisha. Me pas, me kalimin e kohes, anetaret e saj u perfshine ne konflikte me njeri- tjetrin, duke krijuar grupe rivale. Prej disa seancash per mungese te avokateve mbrojtes, procesi gjyqesor ka mbetur ne deklarimet qe duhet te jape i penduari i bandes, Adriatik Coli.