Tirane- Seanca e radhes ne ngarkim te 16 te pandehurve, te cilesuar si anetare te "Bandes se Durresit", ka deshtuar serish. Dy avokatet mbrojtes te te pandehurit Lulzim Berisha, kane munguar ne procesin gjyqesor, ndersa ky i fundit i ka kerkoi gjykates, dy mbrojtesit e tij per te vazhduar procesin. Trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Gurali Brahimllari, ka sqaruar se nje nga mbrojtesit e te pandehurit Berisha, Ilia Ilia ne nje shkrese drejtuar gjykates, sqaronte se nuk mund te paraqitej ne kete proces gjyqesor, pasi ndodhej ne nje tjeter proces ne Gjykaten e Apelit Durres. Ndersa mbrojtesi i dyte Arben Qeleshi, deklaronte se ishte zevendesuar si mbrojtes nga gjykata, seancat e meparshme. Gjate procesit te djeshem gjyqesor nuk u paraqiten as 11 nga 16 te pandehurit. Mungesa e mbrojtesve te te pandehurit Lulzim Berisha, beri qe trupi gjykues te shtyje seancen gjyqesore per dy jave, duke deklaruar se mungesa e mbrojtesit Ilia eshte e justifikuar, kjo per vete faktin se ky avokat mbrojtes kishte revokuar prokuren, ndersa per mbrojtesin Qeleshi, gjykata e cilesoi mungesen e tij si jo te ligjshme. Te pandehurit ne kete proces jane Lulzim Berisha, Endrit Dokle, Indrit Tuallaj, Kujtim Buna, Altin Olloni, Adriatik Coli, Osman Korpuzi, Plaurent Dervishaj, Sardian Sulejmani, Elvin Hoxhosmani, Alban Neli, Selman Heti, Spartak Kalthi, Altin Nikolla, Kristian Bregu dhe Ahmet Ajeti.





Akuzat


Prokuroria e Krimeve te Renda ka ngritur 14 akuza ndaj 16 te pandehurve, te akuzuar si anetare te "Bandes se Durresit". Sipas akuzes te pandehurit akuzohen per veprat penale te "vrasjes me dashje", "organizate kriminale" etj.