Pesë muaj pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Krimeve të Rënda shpalli
vendimin për 16 të akuzuarit si pjesëtarë në Bandën e Durrësit, Gjykata e
Apelit për krimet e rënda e ka lënë në fuqi këtë vendim.



Relatori i çeshtjes Dalip Bushi, ne nje seance ku nuk u lejuan kamerat deklaroi vetem nje fjali ate te lenies ne fuqi te vendimit çka do te thote se edhe Apeli i Krimeve te Renda konfirmon denimin me kater burgime te perjetshem per Lulzim Berishën, Plaurent Dervishajn, Endrit Doklen dhe Indrit Taullain.

Ndersa per pjesen tjeter totali i viteve te burgimit qe ata kane mbi supe çka do te thote se ata ne total kane 255 vite burgim. Per te penduarin dhe bashkepunëtorin e drejtesise shqiptare Apeli la ne fuqi denimin me 10 vjet burgim, Kujtim Buna, Sardian Sulejmani, Altin Olloni, Elvin Hioshosmani, Alban Neli,Selman Heti dhe Spartak Kalthi kane nga 25 vjet heqje lirie secili per te vuajtur, ndersa Altin Nikolla dhe Kristian Begu nga 20 vite burg.

Ata qe u denuan me pak jane Osman Karpuzi dhe Ahmet Ajeti me nga 21 vite heqje lirie secili. Vendimi u prit me pakenaqesi dhe akuza jo vetem nga familjare te te akuzuarve, por edhe nga vete avokatet mbrojtes.