Tirane- Tre te pandehurit e cilesuar si drejtues dhe kundershtare me njeri-tjetrin ne "Banden e Durresit" nuk do te mbrohen nga avokatet qe kishin zgjedhur me prokure. Kete vendim e ka marre dje trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtarit Gurali Brahimllari. Shkak eshte bere largimi i tre mbrojtesve nga salla nje seance me pare, pas leximit te vendimit per provat qe keta do te paraqisnin ne procesin gjyqesor. Keshtu tre te pandehurit Lulzim Berisha, Endrit Dokle dhe Indrit Taullaj do te mbrohen nga avokate te caktuar kryesisht nga gjykata. Avokatet Arben Qeleshi, Riza Hicka, Petraq Semani e Sokol Hazizi, te cilet mbronin interesat e tyre jane zevendesuar me avokatet Mirela Rate, Jalldiz Kastrati, duke u besuar ketyre te fundit mbrojtjen e kapobandave te Durresit. Vendimi i marre nga trupi gjykues ka habitur edhe vete te pandehurit te cilet kane bere edhe argumentimet e tyre. Ata jane shprehur se vetem dje kishin mesuar per perjashtimin e avokateve te tyre dhe nuk po kuptojne se cfare po ndodh, duke shtuar se po provojne njehere avokatet e rinj, pastaj do shohin si do veprojne. Ashtu edhe si seancat e tjera gjyqesore procesi ne ngarkim te 17 te pandehurve te cilesuar ai anetare te "Bandes se Durresit" eshte zhvilluar edhe me debatet e radhes. Pas futjes se salle te avokateve mbrojtes, gjykata ka nisur beje prezantimin e paleve. Ne gjykate pervec avokateve te rinj te cilet ishin caktuar kryesisht ishin edhe avokatet qe ishin zgjedhur me prokure nga ana e te pandehurve. Pikerisht ne momentin qe kryesuesi i trupit gjykues, ka permendur emrin e avokatit mbrojtes Riza Hicka, ai i eshte drejtuar gjykates te mos e permende pasi ishte si gjithe te tjeret pjese e publikut. Nga ana tjeter i pandehuri Lulzim Berisha i cilesuar edhe si kreu i "bandes", i habitur ka ngritur zerin duke sqaruar se "e kane perjashtuar", ndersa i ka bere me dije gjykates se nuk ishte vene ne dijeni te largimit te mbrojtesit te tij. "Dje na erdhi nje deklarate qe avokati eshte perjashtuar. Sot na pyesni a e duam kete? S'po e marrim vesh kete pune?", ka bere me dije dje i pandehuri Indrit Taullaj. Nga ana tjeter i pandehuri Endrit Dokle, i cili ndodhej ne resht te pare afer me hekurat e kafazit, i ka bere me dije gjykates, se te do te shihte sa te afte qene avokatet e rinj te caktuar. Seanca e djeshme eshte shtyre ne menyre te tille qe mbrojtesit e zgjedhur nga gjykata te njihen me aktet e dosjes. Dje per here te dyte nuk i eshte dhene mundesia e deklarimit perpara gjykates te penduarit te bandes, Adriatik Coli. Edhe pse prezent ne salle, ai pritet qe te rrefeje te gjitha bemat e bandes ne seancen e radhes. Te pandehur ne kete proces jane 17 persona. Ata jane Lulzim Berisha, Plaurent Dervishaj, Indrit Taullari, Endrit Dokle, Dritan (Adriatik Coli), Sardian Sulejmani, Kujtim Buna, Altin Olloni, Elvin Hoxhosmani, Alban Neli, Selman Heti, Spartak Kalthi, Altin Nikolla, Kristian Bregu, Ahmet Ajeti, Osman Korpuzi. Sipas prokurorise ndaj grupit jane ngritur 14 akuza te ndryshme per vepra te kryera ne kuader te grupit te strukturuar kriminal, ngjarje keto te ndodhura ne qytetin e Durresit. Te pandehurit akuzohen per vepra te renda penale, si vrasje, atentate dhe trafiqe te paligjshme ngjarje keto te ndodhura pas vitit 1997. Mbi ta rendojne akuzat e vrasjes, organizates kriminale, armembajtjes pa leje etj, vepra keto penale te kryera ne bashkepunim me njeri-tjetrin.


R.Caushaj