Grupi i cilesuar si "Banda e Durresit", i perbere nga kundershtare te njeri-tjetri, ka te pandehur 17 persona qe akuzohen nga Prokuroria e Krimeve te Renda per trafiqe, vrasje, plagosje dhe krime te tjera. Ata jane Lulzim Berisha, Endrit Dokle, Indrit Tuallaj, Kujtim Buna, Altin Olloni, Adriatik Coli, Osman Korpuzi, Plaurent Dervishaj, Sardian Sulejmani, Elvin Hoxhosmani, Alban Neli, Selman Heti, Spartak Kalthi, Altin Nikolla, Kristian Bregu, Ahmet Ajeti. Sipas Prokurorise, ndaj grupit jane ngritur 14 akuza te ndryshme per vepra te kryera ne kuader te grupit te strukturuar kriminal, ngjarje keto te ndodhura ne qytetin e Durresit. Nga hetimet e kryera nga Prokuroria e Krimeve te Renda, banda e ka zanafillen e saj ne vitin 1997, ne krye te se ciles qendronte i pandehuri Lulzim Berisha. Me pas banda do te ndahet ne dy grupe te cilet u kthyen edhe ne rivale, midis Berishes dhe Klodian Saliut. Pas vrasjes se ketij te fundit ne 2005, drejtimin e mori Indrit Dokle. Pas operacioneve u arrestua edhe Adriatik ( Dritan) Coli, i cili perfitoi statusin e te penduarit te drejtesise.