TIRANE- “Burg per jete” ka kerkuar Prokuroria per Lulzim Berishen,  Endrit Doklen,  Plaurent Dervishaj e Indrit Taullai, akuzuar si kreret e bandes se Durresit. Pretenca eshte dhene ne seancen e sotme per te  15 të pandehurit e bandes.


Prokuroria kerkoi 25 vite burg për Sardian Sulejmanin e Kujtim Buna, Altin Olloni, Elvis Hoxhosmani, Alban Neli dhe Selman Heti. Per te akuzuarin tjeter, Osman Korpuzi kerkoi 21 vite burg dhe per Adriatik Colin kërkoi denimin me 10 vite burg.


Seanca ishte e gjate, per shkak edhe te numrit te madh te te pandehurve.

Gjyqi ndaj të akuzuarve si anëtarë të Bandës së Durrësit, është ndër proceset më të gjata gjyqësore, që janë zhvilluar në gjykatën e Krimeve të Rënda.