Endrra e te pastreheve per te perfituar nga banesat sociale eshte shume prane realizimit. Bashkia e Tiranes ka njoftuar se tenderi per te perzgjedhur firmen qe do t'i beje keto ndertime ne zonen e Uzines se Autotraktoreve, do te zhvillohet ne muajin nentor te ketij viti. Ne kete menyre, sipas burimeve zyrtare "banesat sociale do te jene gati ne vitin 2010". Ne kete zone te pabanuar, bashkia e Tiranes ka planifikuar ndertimin e 393 apartamenteve, ne te cilat pritet te strehohen 1.300 persona, gje qe pritet te zbuse problemin e strehimit, qe u theksua se tepermi sidomos pas renies se firmave piramidale.


Tenderi


Burime nga bashkia e Tiranes njoftuan dje se ne muajin nentor ky institucion do te shpalle tenderin per firmen fituese, qe do te ndertoje banesa sociale ne verilindje te kryeqytetit, tek Fonderia Mekanike. Ne kete zone te pabanuar, bashkia e Tiranes ka planifikuar ndertimin e 393 apartamenteve, ne te cilat pritet te strehohen rreth 1.300 persona. Sipas burimeve zyrtare te bashkise, "Ndertimi i ketyre banesave sociale, qe pritet te jene nder investimet me te medha per te pastrehet ne Tirane, do te financohet 60 per qind nga Banka per Zhvillim e Keshillit te Evropes, (CEB) dhe pjesa tjeter nga fondet e bashkise se Tiranes". Apartamentet e reja do te shtrihen ne nje siperfaqeje prej 28 mije metra katrore, ku perfituesit e pare do te jene banoret e ish-Uzines se Autotraktoreve, qe jetojne ne kushte te papershtatshme ne mjediset e brendshme te saj. "Kjo perzgjedhje eshte bere ne baze te ligjit te urbanizimit dhe sistemit te pikezimit te bashkise", bene te ditur burimet e ketij institucioni. Ne shkurt te ketij viti, Keshilli i Rregullimit te Territorit Tirane, miratoi studimin urbanistik pjesor per banesat sociale ne fjale. Ato do te ndertohen saktesisht ne zonen qe kufizohet nga rruga "Ali Demi", Lumi i Lanes dhe nje rruge e parashikuar ne Planin Rregullues (zona e ish-Uzines Fonder-Mek, ish-Kombinati i Autotraktoreve). Sipas projektbuxhetit te bashkise se Tiranes, per keto banesa do te shpenzohen rreth 703 milione leke. Keto te fundit do te sherbejne per projektimin dhe ndertimin e tyre.


Perfituesit


Sipas vendimit te Keshillit Bashkiak, perparesi per perzgjedhjen e banoreve te pare te ketyre ndertesave, do te jene ato familje shume te varfra, kryefamiljaret nena, etj. Qiraja e ketyre banesave sociale do te jete e ulet dhe me afat te gjate, ne menyre qe klientet e pastrehe te kene mundesi qe ta perballojne. Sikurse mesohet paraprakisht, banesat do te kene perafersisht te njejten siperfaqe banimi, te njejtat pllaka, material per dyert, dritaret, etj. Nje pjese e madhe e atyre qe kane kerkuar qe te pajisen me banesa te tilla, i perkasin asaj kategorie qe kane lene shtepite ne firma piramidale. Megjithate, perparesi do te kene ata qe nuk kane asnje rrugedalje, apo shprese per te pasur nje shtepi te tyren, apo per te perballuar nje qira normale. Sipas burimeve nga bashkia, keto banesa do te jene nga garsionere me siperfaqe maksimale 30 metra katrore, deri ne shtepi 1+1 me siperfaqe deri ne 55 metra katrore. Sipas specialisteve te bashkise, keto banesa do te kene standarde te njejta per nga permbajtja e saj. L.Ndoka