
Kjo për shkak të se "qytetarët" barazuan 2-2 në shtëpi ndaj Arsenalit. Formacioni i Pellegrinit kaluan dy herë në epërsi, por në të dyja rastet dështuan ta ruanin atë.
Sergio Aguero kaloi në avantazh vendasit që në minutën e 8, por Olivier Giroud barazoi më kokë pas një goditje nga këndi.
Kevin de Bruyne riktheu epërsinë për Cityn kur shënoi për 2-1 në fillim të pjesës së dytë, por Alexis Sanchez barazoi për "topçinjtë" kur luhej minuta e 68.
City tani është dy pikë para Manchester United të vendit të pestë, por "djajtë" do të luajnë në mesjavë një ndeshje të prapambetur ndaj West Ham për shkak të angazhimeve në Kupë dhe në rast fitoreje marrin vendin e 4 një javë nga fundi.
Ndërkohë, Liverpool fitoi 2-0 ndaj Watford në "Anfield" falë golave të Allen dhe Firmino. Klopp kishte bërë 8 ndryshime në formacion nga ndeshja gjysmëfinale ndaj Villareal, por kjo nuk i pengoi "të kuqtë" që të arkëtonin tre pikë të reja.
/ Top Channel