Nga 1.5 miliard njerëz me qasje në rrjetet sociale, Barcelona është zgjedhur ekipi më i mirë sportiv i vitit 2012 në rrjetet sociale në The Sociar Star Awards 2012.

Gjiganti katalan mori çmimin gjatë një mbrëmjeje gala në Singapor, të organizuar nga Star Count, që mat famën e individëve, kompanive dhe institucioneve në rrjetet si Facebook, Twitter, Youtube, Google+, Tencent Weibo, Sina Weibo, Ren Ren, Vkontakte, Youku dhe Mixi.

Kriteri për përzgjedhjen e fituesit nuk ishte i bazuar vetëm në numrin e përcjellësve në këto platforma, por lidhjen, me fjalë të tjera, besnikërinë dhe interaktimin e përdoruesve me markën, e cila është marrë në llogari.

Renditja e skuadrave:

1.FC Barcelona

2.Real Madrid

3.Manchester United

4.Chelsea

5.Los Angeles Lakers

6.Arsenal

7.Milan AC

8.Liverpool

9.Galatasaray

10.Corinthians