Jeton Selimi


Barcelona-Mancester 0-0


Barcelona: Valdez, Zambrota, Markez, Milito, Abidal, Ksavi, Ture, Deko (Henri 77'), Mesi (Kerkic 62'), Eto, Injesta.


Trajner: Frenk Rajkard


Mancesteri: Van der Sar, Hargrivs, Ferdinand, Braun, Evra, Kerrik, Skols, Park, Runi (Nani 76'), Tevez (Gigs, 84'), K.Ronaldo.


Trajner: Aleks Ferguson


Gjyqtare: Busaka, Arnet, Cuhat


Kartone te verdhe: Markez, Hargrivs


Per nje ndeshje te madhe duhet nje tifozeri e madhe dhe per ta vertetuar kete kane menduar me se miri tifozet ultras te Barcelones, te cilet i kane dhuruar stadiumit "Camp Nou" nje dekor madheshtor me 98.000 prezencat e tyre. Gjithcka per respekt te nje takimi qe i kalon vlerat e futbollit. Barcelona priste Mancesterin ne gjysmefinalen tjeter spektakolare te Liges se Kampioneve. E cfare perballjeje! Mjafton te permendet se vetem ne minuten e dyte te takimit Kristiano Ronaldo fiton nje 11-metersh per ta humbur me pas dhe pjesa tjeter e 90 minutave kuptohet lehte. Mjafton te thuash se zbritjet e Barces ishin aq te rrezikshme sa vetem gabimet foshnjarake ne fazen finale te pasimeve shpetuan porten e Van der Sarit. Por, po aq e vertete eshte se edhe mbrojtja e "Djajve te Kuq" kishte probleme. Ne skene ngjitet serish Kristiano Ronaldo, ndaj te cilit kishte nje nderhyrje te dyshimte ne zone nga ana e Injestes, gjithsesi gjyqtari zvicerian Busaka ben shenje qe loja te vazhdoje. Sidoqofte, pjesa e pare e takimit mbyllet me rrjetat e paprekura 0-0. Pjesa e dyte eshte nje kopje e se pares. Ritem show dhe mjaft raste per gol. Dy here tunden rrjetat ne 10 minutat e para te fraksionit te dyte, por jane vetem rrjeta te jashtme. Ne fillim eshte Eto dhe me pas Kerrik qe shperdorojne dy mundesi te mira. Por edhe Ksavi Hernandez eshte prane golit ne minuten e 60-te te takimit, kur Van der Sar pret me veshtiresi gjuatjen e tij. Minuta te tera kontrollohen nga vendesit qe jane me superiore se skuadra e Fergusonit. Madje, situata shkon deri aty sa "Djajte e Kuq" bejne gabime foshnjarake, pavaresisht se ia dalin mbane nga tolerimet e shumta te vendesve. Edhe Hanri, i hedhur ne fushe ne vend te Dekose, kerkon te lere shenjen e tij, por gjuajtja e bukur e francezit pritet po aq bukur nga holandezi i portes se Mancesterit. Pavaresisht tentativave te shumta nga ana e Barces, rezultati nuk ndryshon. Ne "Camp Nou" perfundon gjithcka 0-0 dhe skuadrat do te transferohen per ne "Old Tafford" ku do te luajne takimin e dyte, prej ku do te percaktohet edhe njera nga finalistet e Liges se Kampioneve.