Pas fitores 2-3 në "El Madrigal" ndaj Villareal, Barcelona rikthehet të luajë në "Camp Nou" këtë të shtunë ku përballë do të ketë madrilenët modestë të Getafes.

Ndeshja që luhet në ora 16:00 do ti dedikohet Tito Vilanovas, ish trajnerit të Barcelonës që u nda para disa ditësh nga jeta në moshën 45-vjeçare.

Përveç koreografisë në stadium dhe një ceremonie në fillim të ndeshjes të gjithë futbollistët blaugrana do të veshin fanella të veçanta ku është shkruar "Tito Per Sempre Eterno".

(e.m/BalkanWeb)