Arrestohet në Bari të Italisë, një shtetas shqiptar i shumëkërkuar nga drejteëia e vendit fqinj. Për 4 vjet i riu shqiptar u ka shpëtuar prangave duke përdorur 5 identitete të ndryshme. Shqiptari me inicialet S.M akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike. 

BARI Policia e Barit vë në pranga shumë të kërkuarin shqiptar me inicialet S.M. Njeriu që kërkohej prej vitesh nga drejtësia italiane, dhe që nga viti 2002 deri më sot kishte përdorur 5 identitete të ndryshme është ndaluar pas vrojtimit që i është bërë një grupi ekstrakomunitarësh, rezident në zonën e Modunjës, në Bari .S.M i ka rënë në sy policisë vendase për sjelljet e tij të dyshimta, ndërsa i kalonte ditët me bashkëkombës,të njohur si keqbërës.
Policia e Barit ka ndërhyrë për ta ndaluar ndërsa ai ishte duke udhëtuar me një mjet tip Volsvagen, që drejtohej nga një tjetër person.
Të dy personat u kanë treguar policëve kartat e identitetir dhe pasaporta që në pamje të parë dukeshin të regullta. Pas këmbënguljes për të hetuar më tej rreth të dyshuarit rezultoi se S.M , përveç identitetit si një qytetar shqiptar fshinte plot 5 identitete.Ky person nga 2002-deri më sot ishte ndaluar 5 herë nga policia dhe çdo rast kishte treguar identitete të ndryshme. Policia konstatoi se S.M kërkohej nga policia e lodit që prej majit të vitit 2006, ndërsa i kishte shpëtuar një mandat arrestimi të dalë në kuadër të një hetimi bërë nga policia e Padovës, që kishte të bënte me një organizatë të trafikut të lëndëve narkotike,në të cilën shqiptari rezultonte plotësisht i përfshirë. Ky mandat, është vetëm një pjesë e vogël e karrierës kriminale, të të kërkuarit edhe nga policia e Savonës, por edhe nga organet e policisë së gjysmës së Italisë për konsumim të veprave të shumta penale dhe administrative. I shumë kërkuari shqiptar është arrestuar dhe mbajtur në Bari për tu vënë në dispozicion të autoriteteve gjyqësore ndërsa ortaku I tij J.L drejtuesi i volsvagenit po hetohet në gjendje të lirë për dhënie ndihmë një personi që I fshihej drejtësisë. (a.r/news24/balkanweb)