luliKryetari i PD dhe njëkohësisht Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, ka refuzuar ftesën e komisionit organizator të homazheve për Vaçe Zelën, ku ishte planifikuar të fliste.


Basha refuzoi ftesën dhe fjalën. Bile ai qëndroi jashtë pa u përfshirë në protokoll me dëshirë.


Në cilësinë e kryetarit të bashkisë së kryeqytetit dhe të partisë më të madhe opozitare në vend, Bashës i ishte kërkuar të flasë në ceremoninë e organizuar nga Ministria e Kulturës për nder të këngëtares së madhe shqiptare.


Por Basha ka preferuar të flasë vetëm para kamerave dhe gazetarëve jashtë TOB, ku u zhvilluan homazhet, dhe nuk është futur fare në sallë.


Burime afër Bashës bëjnë të ditur se vendimi u mor në minutat e fundit pas konsultimeve të tij me Berishën, i cili e shikonte këtë gjest si bashkëpunim me qeverinë.


Basha ka deklaruar se nuk do të bashkëpunojë me qeverinë pa marrë konsensus për anulimin e disa reformave të saj, sidomos lidhur me nëpunësin civil.