basha shtyllasKreu i PD-së Lulëzim Basha dhe kryetari i degës së Vlorës, Moisi Meminaj kanë vizituar sot familjen e të ndjerit Llazar Nasi në fshatin Poro.

Ata kanë qëndruar për rreth 30 minuta brenda shtëpisë ku përcollen ngushëllimet e rastit për ndarjen para kohe nga jeta të 56-vjeçarit.

Basha nuk e ka komentuar këtë vizitë ndërkohë që shoqërohej dhe nga drejtues të tjerë lokalë të PD-së.

Llazar Nasi u vetëvar 5 ditë më parë në banesën e tij në fshatin Poro pasi u njoh me borxhet që kishte tek OSHEE që ishin akumuluar në vite.