Ambasada e Shteteve te Bashkuara te Amerikes ne Prishtine ne nje deklarate te saj i bashkohet qeverise dhe popullit te Kosoves ne denimin e sulmit mbi ushtaret amerikan. Ambasada e SHBA-ve ne Prishtine thote se populli amerikan eshte i vetedijshem se populli i Kosoves eshte gjithashtu i tronditur me kete krim neverites qe eshte nje fyerje per vlerat dhe traditat e popullit shqiptar. Akti i nje individi te vetem nuk do te ndikoje ne asnje menyre ne miqesine e thelle dhe te qendrueshme mes dy vendeve tona ose ne marredheniet jashtezakonisht te ngrohta dhe te ngushta te popujve tane dhe qeverive thuhet ne deklaraten e ambasades se SHBA-se ne Prishtine.


Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Resul Rexhepi Sekretar i bashkesise islame te Kosoves


Nderkohe Bashkesia Islame e Kosoves duke denuar ngjarjen tragjike ne Frankfurt thote se ai eshte nje akt terrorist pavaresisht se kush e ka kryer ate pa marre parasysh qellimin dhe motivin. Resul Rexhepi eshte sekretar i bashkesise islame te Kosoves. Te sulmosh ushtaret e nje vendi mik qe ndihmuan ne clirimin e Kosoves perpos qe eshte nje akt makaber e terrorist ska dyshim se eshte edhe nje atak kunder Kosoves dhe popullit te saj si dhe kunder interesave te popullit shqiptare. Mirepo edhe njehere shprehemi qartese populli i Kosoves dhe besimtaret e saj nuk kane asgje te perbashket me dhunen vrasjet e terrorizmin. Shprehim mirenjohjen tone per shtetin dhe popullin amerikan per kontributin e dhene per Kosoven dhe vlerat demokratike. Jemi te bindur se ky akt nuk do te ndikoje ne marredheniet tona te vecanta me popullin dhe qeverine amerikane thuhet ne komunikaten e Bashkesise Islame te Kosoves.


Konsiderojme se ky nuk mund te vleresohet ndryshe pos si nje akt makaber akt i rende dhe nje aktqe neve me se paku na eshte dashur thote Resul Rexhepi.


Zoti Rexhepi thote se i riu kosovar qe kreu vrasjen pavaresisht perkatesise se tij etnike dhe fetare populli i Kosoves nuk duhet te barte pasojat per fajin qe ka bere dhe mund ta beje nje qytetar me prejardhje nga Kosova i cili megjithate ishte i lindur dhe rritur ne Gjermani. Resul Rexhepi thote se ne Kosove ushtaret amerikane dhe te vendeve te tjera te NATO-os shihen si clirimtar dhe nuk beson se ata mund te jene te rrezikuar nga ndonje person apo grup i caktuar.


Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Zevendespresidenti Joe Biden ne Prishtine 21 maj 2009.


Ne Kosove kemi pasur incidente kur ushtaret e NATO-s kane shkelur ne mina kur ushtaret kane pasur aksidente ne trafik por asnjehere nuk kemi pasur raste qe ndonje ushtar i shteteve tona mike te jete kqyre te pakten shtrember apo me dyshime nga qytetaret e Kosoves thote Resul Rexhepi.


Analistet e pavarur nderkaq thone se qytetaret e Kosoves SHBA-se i cilesojne si nje nder vendet me mike te Kosoves dhe sulmin mbi ushtaret amerikan e cilesojne si nje akt qyqar qe nuk ka lidhje me traditen e popullit shqiptar qe ka orientim nga perendimi. Analisti Mufail Limani thote se megjithate ne Kosoven e pasluftes kufijte e Kosoves ka qene te pakontrolluar dhe rrjedhimisht organizata te ndryshme joqeveritare islamike kane vepruar ne Kosove dhe kane stimuluar shume te rinj kosovar qe te studiojne ne vendet e lindjes. Qeveria e Kosoves dhe sidomos ministria e arsimit duhet te ndermarre hapa te menjehershem qe djemte dhe vajzat e varfera nga Kosova te mos vijne ne situate qe te shkojne dhe te studiojne ne vendet e lindjes prej nga mund te marrin idete ekstremiste dhe ti sjellin ne Kosove thote Mufail Limani.


Ne Kosove ka mijera trupa te SHBA-se dhe te vendevealeate te tyre ne kuader te NATO-s. Analisti Mufail Limani nuk sheh rrezik per ndonje sulm te mundshem mbi ushtaret e NATO-os ne Kosove per faktin qe sipas tij qytetaret e Kosoves ushtaret e NATO-os i shohin si clirimtar. Ndjenja e respektit dhe borxhit ndaj SHBA-se dhe evropianeve qe moren pjese ne shpetimin e popullit te Kosoves eshte dicka qe nuk mund te kontestohet por kjo nuk e perjashton mundesine qe individe te ndryshem grupe te ndryshme te infiltruara ne shoqerine kosovare mund te paraqesin rrezik thote analisti Mufail Limani.


Sidoqofte kuvendi i Kosoves filloi punimet me nje minute heshtje ne nderim te dy ushtareve amerikan te vrarene Frankfurt. Ambasada e SHBA-se ne Prishtine ka hapur librin e ngushellimeve ku qindra qytetare te Kosoves po i bashkohen dhimbjes per dy ushtaret e vrare.


Autor Bekim Shehu


Redaktoi Aida Cama