Kryetari i Bashkesise Islame te Kosove Myftiu Naim Ternava e denoi sot perdhosjen e varrezave hebraike ne Prishtine tri dite me pare kur persona te panjohur vizatuan kryqin e thyer nazist mbi to.


Ne nje deklarate per opinion te Myftiut Ternava thuhet se eshte e ditur boterisht se hebrenjte gjate Luftes se Dyte Boterore dhe ndjekjeve te nazisteve gjeten mbrojtje perkrahje dhe strehim gjithandej nder shqiptaret. Te paret e shqiptareve e bene kete veper humane  e njerezore madje duke rrezikuar edhe veten e tyre. Populli i Kosoves po ashtu i ka ruajtur dhe trajtuar me dinjitet nder dekada keto varreza si deshmi e nje realiteti historik dhe e nje periudhe nder me te erretat te njerezimit thuhet ne deklaraten e Myftiut Ternava.


Ai nenvizon nderkaq se perdhosja dhunimi dhe atakimi i varrezave pervecse eshte i denueshem sipas parimeve fetare nuk ka te beje as me traditen e popullit te Kosove. Sipas mesimeve islame te atakosh vendin e te vdekurve eshte veper e urryer perkitazi me kete i derguari Muhamedi a.s. ka thene Kush shkel mbi varr shkel ne zjarr.


Duke e cilesuar incidentin si edhe si sulm mbi vlerat dhe frymen e tolerances e mirekuptimit nderfetar qe populli i Kosoves i ka kultivuar me shekuj myftiu Ternava ka bere thirrje per ndricimin e tij dhe venien e pergjegjesve para drejtesise.