Bashkia e Tiranës ka përzgjedhur operatorin e ri që do të ofrojë shërbimin në linjën Kombinat-Kinostudio.
Operatori do të sjellë fillimisht 20 autobusë tërësisht të rinj. Këta autobusë me kapacitet secili prej 100 vendesh do tu vihen në shërbim qytetarëve, menjëherë sapo të përfundojnë procedurat e licencimit. Deri në fund të vitit, operatori do të sjellë edhe 16 autobusë të rinj, duke e çuar numrin e përgjithshëm të mjeteve në shërbim të udhëtarëve të linjës Kombinat Kinostudio, në 36.
Orari i funksionimit të kësaj linje do të jetë: Gjatë stinës së verës nga ora 5.00 deri në orën 24.00 dhe gjatë dimrit nga ora 5.30 deri në orën 23.00.
Bashkia e Tiranës njofton se do tu ofrojë udhëtarëve që përdorin transportin publik të linjës Kombinat Kinostudio, një shërbim të ri me standarde të larta, duke i dhënë përfundimisht fund një trashëgimie të hidhur të transportit në këtë linjë.
6 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)
Bashkia Tiranë përzgjedh operatorin e ri të linjës Kombinat-Kinostudio burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP
Abonohuni me Email