Rikonstruksioni i rruges ja skema e re e qarkullimit te automjeteve





Bashkia e Tiranes ka lajmeruar nisjen e punes per rikonstruksionin e rruges Medar Shtylla e njohur me se shumti si Komuna e Parisit. Sipas Drejtoreshes se Pergjithshme te Menaxhimit te Sherbimeve ne Bashkine e Tiranes Albana Kociu per nje jave kjo rruge do te jete e mbyllur dhe trafiku do te devijohet ne rruge te tjera te zones. Bashkia e Tiranes ka nisur punimet per sistemimin dhe asfaltimin e rruges Medar Shtylla ose sic njihet nga qytetaret rruga Komuna e Parisit.





Sic eshte vene re rruga eshte mjaft e demtuar ne shtresa asfaltike prandaj eshte mjaft e rendesishme nderhyrja ne kete moment. Bashkia e Tiranes bashke me subjektin kontraktues ka marre te gjitha masat e nevojshme per te perfunduar rikonstruksionin e kesaj rruge ne fund te kesaj jave dhe per te mundesuar qe rruga te jete e hapur per qytetaret dhe per qarkullimin e mjeteve - u shpreh ajo.





Rruga Komuna e Parisit eshte nje nga rruget me te ngarkuara me trafik ne kryeqytet ku shkaku kryesor eshte mbipopullimi i kesaj zone. Per te evituar sa me shume problemet qe do te krijohen gjate kesaj jave Bashkia e Tiranes ka vendosur qe qarkullimi te devijoje ne rruget Prokop Mima e njohur ne sistemin e vjeter te adresave si Osman Myderizi dhe

Skender Luarasi Liman Kaba.





Ku edhe nuk do te lejohen parkimet e automjeteve me qellim per te mos bllokuar levizjen. Ne kete pune te radhes ne komunitet Bashkia e Tiranes ka kerkuar mirekuptimin e gjithe qytetaret duke u bere thirrje per respektimin e sinjalistikes se vendosur per kete qellim ne menyre qe edhe ne kete objekt punimet te kryhen brenda afateve te percaktuara.