Ndryshe nga disa qytete ku festimet kane qene te organizuara nga bashkite, ne Korce, Durres, Gjirokaster, Shkoder, Vlore, apo dhe ne rrethe te tjera, institucionet vendore jane dorezuar. Elbasani dhe Tirana kane thithur mijera qytetare nga rrethe te ndryshme, qe kane lene vendbanimet, per t'u perfshire me pjesen tjeter per te festuar Diten e Veres. Bie ne sy mungesa e festimeve ne tre nga qytetet me te medha te vendit pas Tiranes dhe Elbasanit, si Korca, Vlora dhe Durresi. Mesohet se festime nuk jane zhvilluar as ne qytete te vogla, si Lezha, Mirdita, Kukesi etj.
Korce
Dita e Veres ne qytetin e Korces dhe ne rrethina, ka qene vetem nje dite pushimi. Ne kete dite feste u krye vetem rituali i perhershem i ndezjes se zjarreve. Mbremjen e 13 marsit ne qytet dhe rrethina, gjithkund mund te shiheshin zjarre te pergatitura gjate dites dhe te ndezura vetem kur ka rene nata. Ne mungese te druve, u perdoren goma te vjetra makinash, qe jo per te gjithe ishte dicka e kendshme per shkak te eres se keqe qe clirojne nga djegia. Ndersa ne mengjesin e djeshem, familjet kane shperndare vezet dhe kulecte e embel. Kaq kane qene festimet ne qytetin e Korces, pasi nga ana e bashkise nuk ishte parapare te zhvillohej asnje lloj aktiviteti. Kjo feste pagane, eshte festuar vetem nga ata qytetare te besimit mysliman, pasi te krishteret ortodokse, per shkak te kalendarit te kishes bizantine, diten e veres e festojne me 1 mars. Mesa duket edhe bashkia e Korces, per te mos krijuar ndonje keqkuptim, vendosi te qendroje ne heshtje ne kete dite, qe zyrtarisht eshte dite pushimi.
Durres
Qyteti i Durresit ka qene me rruge pothuajse te zbrazura diten e djeshme. Ndryshe nga sa pritej, bashkia nuk ka organizuar asnje festim per Diten e Veres. Edhe kete vit, bashkia e Durresit nuk ka menduar qe ne kete dite, festimet te jene sa me te larmishme per banoret e qytetit, duke mos organizuar asnje aktivitet. Te braktisur nga institucionet, nje pjese e qytetareve e kane festuar kete dite ne gjirin e familjeve, apo sipas menyrave te zgjedhura nga vete ata. Vetem mesdita ka qene me e ndezur ne qytetin bregdetar, ku sheshet jane mbipopulluar, por eshte bere vetem nje shetitje tradicionale, si e vetmja menyre festimi. Ndersa femijet, ndryshe nga te rriturit, jane dhene pas lojerave te ndryshme ne sheshin "Taulantia".
Vlore
Duket se festa qe ne shume qytete te Shqiperise celebrohet me mjaft dinjitet, ne Vlore nuk eshte ndjere aspak kjo atmosfere. Bashkia nuk kishte asnje axhende te vecante per Diten e Veres, madje asnje urim qe gjithmone apo me sakte shpesh ndodh te vendoset neper qytet, kur ka festa te tilla. Qytetaret kane bere shetitjen e zakonshme ne bulevard si ne cdo dite pushimi dhe jane mjaftuar me percjelljen e urimeve ndaj njeri-tjetrit. Madje as ballokumet tradicionale te kesaj dite, ne Vlore nuk jane dukur fare ne dyqane, ndryshe nga vitet e kaluara.
Korresp. i rretheve
Fier, familjet bejne piknik ne Levan e Seman
Te braktisur nga institucionet vendore kane qene edhe qytetaret fierake, qe te vetorganizuar i jane drejtuar pikave turistike te zones. Qe ne oret e para te mengjesit, ata i jane drejtuar pyjeve me pisha ne Levan dhe Seman, apo ne lokalet jashte qytetit. Nje pjese tjeter udhetuan drejt bregdetit apo ne Elbasan dhe Tirane. Te pranishem kane qene edhe shume emigrante, te kthyer posacerisht per te festuar Diten e Veres.
Berat, bashkia organizon koncert e karnavale
E vemendshme ndaj festes se Dites se Veres, bashkia e Beratit ka ndermarre nje program festiv per qytetaret e saj, diten e djeshme. Ndersa nje pjese e familjeve preferuan piknikun ne pikat turistike te qytetit qe u be pjese e UNESKO-s, te tjeret jane mbledhur ne sheshin kryesor per te ndjekur koncertin festiv me kenge, valle, karnavale e sfilita te organizuara nga Qendra e Kultures.