PARIS- Devid Bekham është vetëm një hap larg kalimit te Paris Sent Zhermen, teksa duket se drejtori sportiv i këtij klubi, Leonardo, ka gjetur tashmë akordin me mesfushorin britanik.

 Ai është pranë skadimit të kontratës me Los Anxhelos Galaksi, me të cilin ka firmosur deri më 31 janar të këtij viti. Por, sezoni i Bekham do të përfundojë më 20 nëntor dhe në këtë pikë ai mund të kalojë në skuadrën pariziene. Mediat franceze flasin për arritjen e një marrëveshjeje, madje sipas tyre mungon vetëm firma në kontratë.
(e.m/A.Latifi/BalkanWeb)