Pas tre golëshit të tij të shënuar në fitoren 6-1 ndaj Hull Cityt, Benitez ka thënë se sulmuesi Fernando Torres vlen së paku 70 milionë funte.

"Ato që ne harxhuam për të ishin shumë para, por kurrë nuk e kam pasur as dyshimin më të vogël se ai ia vlen. Nëse do të më pyesnit se sa vlent tani do të thoja, së paku 70 milionë euro", ka thënë spanjolli Benitez.