Një 15-vjeçare është përplasur nga një automjet mbrëmjen e sotme në Berat. Burime nga policia lokale bëjnë me dije se rreth orës 20:10 në lagjen 30 Vjetori, pranë Pastrimit Kimik, shtetasi O.G, 29 vjeç, banues në Otllak, duke drejtuar mjetin tip Renault ka aksidentuar shtetasen A.V, 15 vjeç, banuese në Berat.


E plagosura ndodhet në Spitalin Rajonal Berat nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Berat.


11 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)