BERAT-Godina e selisë së Partisë Demokratike në Berat, është bërë shkak për një konflikt mes Policisë Bashkiake të Beratit dhe drejtuesve të PD-së së Beratit.

Policia Bashkiake ka bllokuar sot selinë e Partisë Demokratike të degës së Beratit, nën arsyetimin se kjo godinë i përket drejtorisë arsimore.

Ndërkohë që, ka ardhur edhe reagimi i kreut të Partisë Demokratike të Beratit, Arenc Berati, sipas të cilit nuk ishin njoftuar për këtë bllokim. 

Kreu i PD, Berati akuzon se: “Ky bllokim na kujton vitet 1997, dhe se nuk është hera e parë që merren veprime të tilla ndaj nesh, por nuk do pajtohemi me veprime të tilla sepse do t’i drejtohemi institucioneve ligjore”.

Sipas kreut të PD-së, Arenc Berati, “Kjo nuk është rilindja që kërkuan shqiptarët”. 

(m.s/BalkanWeb)