Akset nacionale Berat-Fier dhe Berat-Çorovodë janë në një gjendje të
mjerueshme, duke u bërë më shumë pengesë se sa mundësi komuikimi.



Asfalti ne disa vende eshte zhdukur teresisht dhe rruget jane mbushur gjithe gropa ne nje kohe, kur ne keto akse ka nje fluks ne rritje te levizjes si te udhetareve ashtu edhe te mjeteve te bizneseve. Nderkohe edhe rruga Lushnje-Berat qe nisi ndertimin para zgjedhjeve nuk po mbaron se ndertuari ndersa punimet ecin me rritem shume te ulet. Problemi i rrugeve te demtuara eshte pothuajse ne gjithe qarkun e Beratit qe ndjehet i izoluar nga cilesia e keqe e rrugeve duke u bere nje pengese serioze edhe per ekonomite lokale. Berati nuk shfrytezon ne maksimum kapacitete turistike per shkak te infrastruktures se demtuar, e cila eshte premtuar vazhdimisht se do riparohet por shume pak eshte bere krahasuar me premtimet dhe pritshmerite. / Top Channel