Dy persona janë vene ne pranga për vrasjen e një muaji me pare ne Berat, kur nga 4 goditje me thikë i morën jetën 25-vjeçarit Elidon Zotka .
Per 31-vjeçarin Erion Eskiu dhe 21-vjeçarin Ervis Xherimeja u be ndalimi në zbatim të ekzekutimit të vendimeve penale të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, e cila  ka vendosur masën e sigurisë “Arrest ne burg” për veprën penale të “Vrasjes me dashje të kryer në bashkëpunim”. Ngjarja ndodhi më 7 janar të këtij viti në lagjen “Dëshmorët e Kombit” në Berat, ku dy autorët në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe shtetasin Azbi Hyka, i cili aktualisht ndodhet në dhomat e paraburgimit Berat, kanë vrarë për motive të dobëta Elidon Zotken.